Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ilir Krasniqi zbulon se sa serioz është lëndimi në gju

Ilir Krasniqi

Nuk është  ashtu siç mediumet në Ukrainë raportuan për lëndimin e reprezentuesit të Kosovës, Ilir Krasniqi.

Të hënën mediumet ukrainase raportuan për një lëndim të rëndë të Krasniqit në miqësoren e Polissya Zhytomyrit ndaj Livny Beregut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Polissya kishte frikë për këputje të ligamentit kryqëzor. Por, pas kontrollimeve më të detajuara, rezultoi se 25-vjeçari nuk kishte lëndim të ligamentit ose të mensikut të gjurit të këmbës së djathtë.

Mbrojtësi i qendrës të martën për KOHËN ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të kthehet në stërvitje.

“Jam shumë mirë. Kam bërë kontrollimin dhe më ka dalë mirë. Faleminderit prej Zotit që nuk kam asgjë serioze. Pas disa ditësh filloj me stërvitje. Do të jem gati edhe për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shumë gjasa të paraqitet në ndeshjen e 18 marsit kundër kundër Kudrivkas. Po ashtu do të jetë gati edhe për ndeshjen e Kosovës kundër Sllovakisë. Ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Kupën e Botës ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës luhet më 26 mars në Bratislavë.

Krasniqi pritet të jetë një prej opsioneve për t’u paraqitur në qendër të mbrojtjes, në mungesë të kapitenit, Amir Rrahmani, i cili muajin e kaluar pësoi lëndim.