I huazuari nga Young Boys, Kastriot Imeri, po kalon një sezon shumë të mire të Thuni, gjë që mund t’ia sigurojë atij edhe një rikthim te përfaqësuesja e Zvicrës.
25-vjeçari është i lumtur te Thuni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 23 ndeshje këtë edicion në Superligën e Zvicrës.
“Jam ndjerë shumë rehat që nga dita e parë”, ka thënë Imeri për “Berner Zeitung”.
Imeri me Thunin janë në vend të parë. Siç bëhet e ditur, Thuni ka opsionin e blerjes së kartonit të Imerit për një milion euro nga Young Boysi. Imeri nuk përjashton mundësinë të mbetet më gjatë pjesë e Thunit. “Mund ta imagjinoj. Nuk kemi folur ende për këtë”, është shprehur Imeri.
Imeri me Young Boysin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai për Zvicrën ka luajtur një ndeshje.