Sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica, ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Gjermania dhe Arabia Saudite.
Kështu kanë shkruar të hënën mediumet nga Turqia.
Nuk janë bërë të ditur emrat e klubeve që kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.
Klubet kanë pyetur drejtuesit e Beshiktashit për kushtet e transferimit të sulmuesit të krahut.
Interesimet së shpejti mund të shndërrohen në oferta zyrtare. Nëse pranohet ndonjë ofertë e mirë, nuk mund të përjashtohet shitja e Rashicës.
29-vjeçari Rashica pjesë e Beshiktashit është nga viti 2023, kur ishte transferuar nga Norwich City për 5 milionë euro. Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn.