Futboll

Interi fiton superderbin ndaj Juventusit

inter

Superderbi i xhiros së 25-të të Serie A i ka takuar skuadrës së Interit. Interi të shtunën mbrëma e mposhti Juventusin në shtëpi me rezultatin 3:2. 

Për “Nerazurrët” ishte fitorja e gjashtë radhazi në të gjitha garat. 

Andrea Cambiaso shënoi autogol në minutën e 17-të për epërsinë e Interit. 

Nëntë minuta më pas, Cambiaso, reagoi duke i barazuar shifrat në 1:1 në të mirë të “Zonjës së Vjetër”. 

Interi kaloi sërish në epërsi 2:1 në minutën e 76-të me golin që e shënoi Francesco Pio Esposito. 

Juve shtatë minuta më pas e barazoi rezultatin në 2:2. Manuel Locatelli ishte autor i golit. 

Ndërsa golin e fitores 3:2 për vendësit e shënoi mesfushori Piotr Zielinski në minutën e 90-të. 

Juve nga minuta e 42-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi që mbrojtësi Pierre Kalulu u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. 

Edon Zhegrova nuk pati minuta për Juven në ndeshjen ndaj Interit. 

Fitorja e mban bindshëm Interin në krye të tabelës në Serie A. Ka 61 pikë pas 25 ndeshjesh, apo tetë pikë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Juventusi është i pesti me 46 pikë.