Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Iranianët në Turqi për përgatitje, mes pasigurive për Kupën e Botës

Iraniii

Përfaqësuesja e Iranit në futboll ka zbarkuar të hënën në Turqi për një kamp stërvitor, përpara udhëtimit të planifikuar për në SHBA për Kupën e Botës. Ka ende pasiguri për pjesëmarrjen e ekipit iranian, pasi SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin në fund të shkurtit.

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, ka thënë se zhvilloi një takim konstruktiv dhe pozitiv me presidentin e federatës iraniane të futbollit, Mehdi Tai. Grafstrom shprehu besimin për pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Futbollistët dhe zyrtarët e Iranit dolën nga Aeroporti i Antalyas me veshje të zeza të ekipit, shumë prej tyre duke tërhequr valixhe të zeza. Ata shkuan në autobusët që i prisnin për t’i dërguar në hotelin në afërsi të Belekut, që ka shërbyer si kamp stërvitor për disa përfaqësuese në vitet e fundit.

Është planifikuar që Irani t’i luajë të tri ndeshjet e grupit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por pjesëmarrja e ekipit në turneun që zhvillohet prej 11 qershorit deri më 19 korrik është vënë në pikëpyetje që kur nisën sulmet e SHBA-së dhe Izraelit.

Zyrtarët iranianë dhe të FIFA-s kanë thënë se aplikimet për viza amerikane do të trajtohen në Turqi. Pasiguria për viza u nxit pasi kryetarit të federatës iraniane iu refuzua hyrja në Kanada për Kongresin e FIFA-s në Vakuver, për shkak të lidhjeve të tij me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

SHBA-ja dhe Kanadaja, të cilat e organizojnë Botërorin së bashku me Meksikën, e vlerësojnë organizatën IRGC si “entitet terrorist”. Dy vendet e kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë persona në lidhje me forcën ushtarake elitare.

Irani kishte kërkuar që ndeshjet e tij të Botërorit të zhvendosen në Meksikë, por presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, këmbëngul që të gjitha ndeshjet duhet të luhen në stadiumet e planifikuara fillimisht.

Është planifikuar që përfaqësuesja e Iranit të vendoset në bazën e saj amerikane në Tuscon të Arizonas, në fillim të qershorit.

Irani duhet të luajë ndaj Zelandës së Re në Los Angeles më 15 qershor. Në kuadër të Grupit G, iranianët luajnë edhe me Belgjikën dhe Egjiptin.