Federata e Futbollit e Irlandës të mërkurën ka pranuar një letër që të refuzojë përballjen me Izraelin në Ligën e Kombeve.
Letra dërguar Federatës së Futbollit të Irlandës është nënshkruar nga futbollisti i Shamrock Rovers dhe kryetari i Shoqatës së Lojtarëve në Irlandë. Letra është mbështetur edhe nga Shoqata “Irish Sport for Palestine” dhe grupi i repit “Kneecap”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLetra është bërë publike edhe në rrjetet sociale.
“Duhet ta pezullojmë ndeshjen. Si lojtarë dhe mbështetës, instinkti ynë natyror është gjithmonë të dalim në fushë dhe të luftojmë, por ky është një moment kur duhet të bëjmë një hap prapa dhe të shqyrtojmë pamjen e përgjithshme. Nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj katastrofës humanitare që po ndodhë në Palestinë. Numri i tmerrshëm i viktimave atje duhet të ketë përparësi mbi çdo konsideratë sportive”, shkruan në fillim të letrës.
“Irlanda ka një mundësi këtu për të udhëhequr, për të qenë një pioniere dhe për të bërë atë që të tjerët refuzojnë ta bëjnë. Ne duhet të kemi guximin të themi mjaft. Nuk mund të rrimë duarkryq. Ju lutemi ndaloni ndeshjen”, përfundon letra.
Në shkurt, pavarësisht thirrjeve të forta publike për të bojkotuar ndeshjen, Federata e Futbollit e Irlandës njoftoi se do të pranonte përballjet me Izraelin, nga frika e diskualifikimit të mundshëm nga garat evropiane. Mbetet për t’u parë nëse presioni mbi federatën do ta detyrojë atë të tërhiqet.
Në grup me Irlandën dhe Izraelin janë edhe Kosova dhe Austria.
Ndaj Izraelit, Kosova ndeshjen e parë e ka në udhëtim më 1 tetor, kurse në Prishtinë e pret më 14 nëntor.
