Sulmuesi i Liverpoolit, Alexander Isak, i është nënshtruar tashmë operimit pasi e theu këmbën.
Klubi kampion i Anglisë nuk ka njoftuar për kohën e rikuperimit, por reprezentuesi i Suedisë pritet të mungojë disa muaj.
Liverpooli ka njoftuar se 26-vjeçari iu nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjike për një “dëmtim në kyçin e këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës”.
Isak hyri si zëvendësues të shtunën në ndeshjen ndaj Tottenhamit dhe shënoi golin e fitores. Por gjatë shënimit të golit u faulua nga Micky van de Ven. Nga fusha u largua me ndihmën e mjekëve.