Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-presidenti i Federatës sllovake tregon pse Kosova do të jetë e motivuar në Bratislavë

Frantishek Laurinec

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Frantishek Laurinec, pret që Kosova të jetë shumë e motivuar në gjysmëfinalen e plejofit për kualifikim në Botëror.

Ndeshja Sllovaki – Kosovë luhet të enjten e ardhshme në Bratislavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi ndeshje shumë të vështirë kundër Kosovës. Përballemi me një ekip që do të jetë maksimalisht i motivuar, që nuk ka luajtur asnjëherë në Kupën e Botës dhe që ka shumë lojtarë të mirë. Kosova është kundërshtare e papërshtatshme. Në rast të avancimit do të preferoja më shumë turqit se rumunët”, ka thënë Laurinec në një intervistë për gazetën sllovake “Pravda”.

Ai e ka drejtuar federatën sllovake për mbi dhjetë vjet, ndërsa kishte pozita të rëndësishme edhe në UEFA e FIFA.