Trajneri i ekipit serb, Radniçki nga Kragujevci, Mladen Zhizhoviq ka vdekur të hënën mbrëma pasi kolapsoi në afërsi të fushës. Ai pësoi sulm gjatë ndeshjes me Mladostin në Luçani.
Ai u rrëzua në afërsi të fushës në mesin e pjesës së parë. Zhizhoviq u dërgua në spital, por për vdekjen e tij u njoftua 15 minuta më pas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZhizhoviq, që vdiq në moshën 44-vjeçare, si futbollist i kishte dy paraqitje për Bosnjë-Hercegovinën.
Si lojtar ishte te Tirana në vitin 2010.
Si trajner ka drejtuar edhe Shkupin në edicionin 2023/2024.