Mateo Retegui shënoi dy gola, ndërsa Gianluca Mancini një gol në fitoren e Italisë 3:0 kundër Izraelit.
Me fitoren e arritur të martën, Italia ka siguruar plejofin për Kupën e Botës 2026.
Norvegjia është e para në grup me 18 pikë, kurse Italia në pozitën e dytë me 15 pikë falë fitores ndaj Izraelit që mban vendin e tretë me nëntë pikë.
Katër pikë në pozitën e katërt i ka Estonia, kurse Moldavia është e fundit me një pikë.