Futboll

Italianët luajnë për trofe në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë

Superkupa e Italisë do të luhet këtë javë, ndërsa formati është miniturne që do të organizohet në Arabinë Saudite. 

Gjysmëfinalja e parë luhet të enjten nga ora 20:00 mes Napolit dhe Milanit, ndërsa të premten luajnë Bologna me Interin në gjysmëfinalen e dytë. 

Finalja do të luhet më 22 dhjetor nga ora 20:00. 

Në Superkupën italiane marrin pjesë kampioni i Italisë, nënkampioni, fituesi i Kupës dhe finalisti. Napoli e Interi ishin kampion e nënkampion, ndërsa Kupën e fitoi Bologna duke e mposhtur Milanin në finale.

Të gjitha ndeshjet luhen në stadiumin “King Saud University”. 

Fitues në fuqi i Superkupës italiane është Milani.