Adnan Januzaj është duke u inspiruar nga Cristiano Ronaldo, në prag të vitit të ri 2026.
Apo të paktën, ai është duke i ndjekur metodat e superyllit portugez për t’u përgatitur sa më mirë në aspektin fizik.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi i njohur spanjoll “AS”.
“Futbollisti i Belgjikës, i cili luan për Sevillan, aktualisht është duke stërvitur në ‘Apex Football Performance Center’ në Dubai”, ka shkruar ndër të tjera mediumi spanjoll.
Kjo qendër është me kushte të jashtëzakonshme, ndërsa vizitohet shumë shpesh nga Ronaldo.
Në këtë mënyrë, Januzaj synon që të ketë formën më të mirë fizike, e të ketë vazhdimësi pozitive të ndeshjeve në vitin 2026.
Januzaj në karrierë është përballur me lëndime të shumta. Njësoj ka qenë edhe fillimi i këtij edicioni.
Ai u godit nga lëndimi i dy muskujve dhe nuk e ka shfaqur formën më të mirë për skuadrën e tij.
Januzaj, i cili iu bashkua Sevillas dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, nuk ka shkëlqyer ashtu siç është pritur nga ai.
30-vjeçari në nëntë ndeshjet e edicionit aktual në La Liga dhe në Kupën e Mbretit, i ka dy gola të shënuar.