Futboll

Januzaj shënon golat e parë me fanellën e Sevillas

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj ka shënuar dy golat e parë me fanellën e Sevillas që kur u transferua në vitin 2022.

Ai realizoi dy gola në fitoren 4:1 të Sevillas kundër Toledos për Kupën e Mbretit të Spanjës.

Januzaj shënoi golin e dytë dhe të tretin për Sevillan. Ai shënoi fillimisht në minutën e 40-të, kurse të dytin në minutën e 48-të.

Ndeshja e luajtur të martën, ishte e raundit të parë për Sevillan.