Mesfushori i Kosovës, Muharrem Jashari, ka dhënë kontribut të madh të shtunën në fitoren e LNZ Cherkasyt.
Cherkasy fitoi ndaj skuadrës Rukh Lviv me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 18-të të elitës së futbollit ukrainas.
Jashari asistoi te goli i fitores që e shënoi Vyacheslav Tankovskiy në minutën e tretë.
Ai e kompletoi ndeshjen ndërsa në fundin e pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndeshjen te Cherkasy e kompletoi edhe Ajdi Dajko kurse në bankën e rezervistëve ishte Hajdin Salihu.
27-vjeçari Jashari në 19 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.