Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari shënon golin e parë në sezonin e ri

Muharrem Jashari

Muharrem Jashari e ka shënuar golin e parë në edicionin e ri në elitën e futbollit ukrainas.

Jashari ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së LNZ Cherkasyt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LNZ Cherkasy të shtunën pasdite fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Epitsentrit. Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë.

Jashari e realizoi golin e fitores për Cherkasyn në minutën e 22-të. Ai fillimisht dështoi të realizonte nga pika e bardhë, por shënoi nga topi kthyes.

Ai luajti deri në minutën e 81-të. Në bankën e rezervistëve te Cherkasy ishte mbrojtësi Ajdi Dajko.

Reprezentuesi i Kosovës, Jashari, edicionin e kaluar në 30 ndeshjet e zhvilluara kontribuoi me pesë gola dhe tetë asistime.