Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari transferohet te Drita

JASHARI

Igball Jashari është përforcimi i parë i Dritës për edicionin e ri. Klubi gjilanas të hënën e zyrtarizoi Jasharin, të transferuar nga Drenica. Ai më herët ka luajtur edhe për Prishtinën.

Jashari, që luan në repartin ofanziv, është pjesë e rëndësishme e Kosovës U21. Te Drenica ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës. Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë", shkruan Drita në njoftim.

Drita tashmë ka vazhduar kontratën me Arb Manajn, Besnik Krasniqin e Faton Maloku.

Kampionia e Kosovës do të paraqitet në kualifikimet e Championsit.