Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juventusi mbetet prapa në garën për Champions

Juventus

Juventusi ka pësuar humbje të dielën në shtëpi, në xhiron e parafundit të Serie A të Italisë.

Pas humbjes 2:0 nga Fiorentina, Juventusi tani rrezikon paraqitjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cher Ndour në minutën e 34-t dhe Rolando Mandragora në minutën e 83-të, i shënuan golat e fitores për Fiorentinan.

Juventusit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 70-të.

Edon Zhegrova luajti nga minuta e 69-të te “zonja e vjetër”.

Juventusi bie në pozitën e gjashtë me 68 pikë, sa ka edhe Como në vendin e pestë.

Fiorentina në pozitën e 15-të i ka 41 pikë.