Juventusi ka bërë rikthim sensacional, por megjithatë jo të mjaftueshëm për të avancuar në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Juventusi të mërkurën mbrëma fitoi 3:2 ndaj Galatasarayt. Por skuadra turke avancon nga plejofi i Championsit falë fitores 5:2 në ndeshjen e parë në Stamboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSfida dramatike është vendosur vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Kohën e rregullt Juventusi e fitoi 3:0. Pasi dallimi në ndeshjen e parë po ashtu ishte tre gola, u luajtën vazhdimet.
Skuadra turke në dy vazhdimet e shënoi nga një gol për të avancuar.
Te Juventusi shkëlqeu Edon Zhegrova. Ai hyri në lojë në minutën e 67-të dhe menjëherë në minutën e 70-të dha pasimin që solli golin e dytë të Juves, të realizuar nga Federico Gatti e të asistuar nga Pierre Kalulu. Në minutën e 82-të Zhegrova bëri krosim të bukur. Pas krosimit, që i parapriu asistimit, Weston McKennie shënoi për 3:0.
Juve luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 48-të. Lloyd Kelly u përjashtua me të kuq. Golin e parë për ekipin italian e shënoi Manuel Locatelli në minutën e 37-të, nga penalltia.
Në vazhdimin e parë, Zhegrova lëshoi rast të artë, që i kushtoi shumë Juves. Gjuajti jashtë portës nga një pozitë ideale. Dhe Victor Osimhen shënoi golin për Galatën në minutën e dytë shtesë të vazhdimit të parë. Ndërkohë në minutën e 119-të, turqit shënuan edhe golin e dytë përmes Barish Yilmazit. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 7:5, Galatasaray kualifikohet, kurse Juventusi eliminohet.
Përfundon çdo gjë, Galata shënon tjetër gol
Galatasaray thuajse ka siguruar kalimin në një të tetën e finales. Galata ka shënuar golin e dytë ndaj Juves në Torino.
Barish Yilmaz shënoi në fund të vazhdimit të dytë.
Goli
Tjetër rast nga Zhegrova
Edon Zhegrova kishte tjetër rast për Juven në ndeshjen ndaj Galatasarayt.
Por gjuajtjen e tij në vazhdimin e dytë e priti portieri i skuadrës turke.
Galata shënon golin e rëndësishëm
Galatasaray ka shënuar gol në Torino.
Victor Osimhen shënoi në minutat shtesë të vazhdimit të parë.
Rezultati në ndeshje është 3:1 për Juven. Por rezultati i përgjithshëm është 6:5 për skuadrën turke.
Me rezultatin 3:1 ka përfunduar vazhdimi i parë.
Goli
Rast i artë për Zhegrovën, gjuan pranë portës
Edon Zhegrova ka lëshuar rast të artë në ndeshjen e Juves ndaj Galatës.
Nga një pozitë shumë e mirë ylli kosovar gjuajti jashtë portës në minutën e gjashtë të vazhdimit të parë.
An amazing chance missed by Edon Zhegrova pic.twitter.com/Bq6Lfplv8C
— Goals Xtra (@GoalsXtra) February 25, 2026
Zhegrova po shkëlqen te Juventusi
Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Juventusi ka siguruar vazhdimet në ndeshjen ndaj Galatasarayt.
Madje dy golat e fundit u shënuan pas pasimeve të shkëlqyera të Edon Zhegrovës, që u aktivizua si zëvendësues.
Ndonëse asnjëri nuk ishte asistim, pasimi, përkatësisht krosimi i Zhegrovës ishin vendimtarë.
Shkon në vazhdime ndeshja mes Juventusit dhe Galatasarayt
Juventusi dhe Galatasaray do të luajnë dy vazhdime nga 15 minuta për të përcaktuar se cila prej këtyre skuadrave do të kualifikohet në një të tetën e finales së Championsit.
Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Juve fitoi 3:0 ndaj Galatës në ndeshjen në Torino.
Dramë në Torino, Juve shënon golin e tretë
Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Juventusi po fiton 3:0 ndaj Galatasarayt.
Tani rezultati i përgjithshëm është 5:5.
Weston McKennie realizoi në minutën e 82-të.
Goli
A po kthehet Juventusi, shënon golin e dytë
Juventusi po udhëheq 2:0 ndaj Galatasarayt.
Federico Gatti shënoi në minutën e 70-të. Pjesë e aksionit që solli golin ishte Edon Zhegrova me një pasim të bukur. Ai u aktivizua tre minuta para golit të dytë.
Juve është me një lojtar më pak prej minutës së 48-të. Tani rezultati i përgjithshëm është 5:4 për Galataën.
Goli
Juventusi në epërsi ndaj Galatasarayt
Juventusi e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Galatasarayt.
Gol nga penalltia shënoi kapiteni Manuel Locatelli, në minutën e 37-të.
Ndeshjen e parë në Stamboll, Juventusi e humbi me rezultatin 5:2. Tani rezultati i përgjithshëm është 5:3 në të mirë të skuadrës turke.
Goli:
Zbulohet lojtari i ndeshjes Juventus – Galatasaray
UEFA ka vendosur për lojtarin e ndeshjes mes Juventusit dhe Galatasarayt.
Sulmuesi i Galatës, Victor Osimhen është shpallur më i miri i ndeshjes. Ai shënoi golin që hapi rrugën për kualifikimin e Galatasarayt.