Futbollisti i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave me një veprim gjatë dasmës së motrës së tij. Videoja ku ai hedh para është bërë virale në rrjetet sociale, por Uzuni sqaron se bëhej fjalë për një moment gëzimi familjar.
“Familja numër 1. Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.
Futbollisti që luan në MLS tek Austini shton se pavarësisht kritikave që mund të lindin, qëllimi i tij ishte vetëm të festonte së bashku me të afërmit.
“E di që gjithmonë ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë 10 vjeç dhe sot kam arritur t’ua siguroj familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit. Nëse do të kisha shpenzuar leket për diskoteka dhe shisha, do të kishte gjithmonë njerëz që do të gjente arsye për të folur. Pra, s’ka rëndësi çfarë bën, nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Unë vetëm e bëra atë që ndjeva, dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar”, ka shtuar Uzuni.

Uzuni përfundoi mesazhin me një urim për ndjekësit dhe familjet e tyre.
“Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe e respektojnë gëzimin e familjes. Gëzime paçi me familjet tuaja! Me respekt, familja Uzuni”, ka shkruar ai.
VIDEO:
@myrto.uzuni Sot iu realizua ëndrra… dhe unë bëra gjithçka që motra ime të ndjejë lumturinë që meriton. Te trashegohesh motra ime ! 🤍 #fyp #traditional #money ♬ original sound - Myrto Uzuni 10