Presidenti i Ballkanit në futboll, Arsim Kabashi, ka thënë pas ndeshjes se nuk e kanë pritur një sukses të tillë në edicionin aktual, por ka shtuar se synimet tani janë edhe më të mëdha në Evropë.
“Kjo do të thotë shumë për ne sepse as në ëndrra nuk e kemi parë që do t’i marrim dy Kupat këtë edicion. Tani kemi festë 2-3 ditë. Do të flasim me trajnerin dhe lojtarët. Ky është vetëm fillimi. Synojmë të ecim edhe më lartë. Tani i kemi garat evropiane dhe do ta përfaqësojmë gjithë Kosovën. Sivjet synojmë Ligën e Evropës”, ka thënë pas ndeshjes për “ArtMotion” presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo