Futboll

Kampioni i Botës e nis sezonin me barazim

Chelsea

Mesfushori i Crystal Palacet, Ebereche Eze, të dielën ekzekutoi një gjuajtje të përkryer të dënimit, por goli i tij nuk u pranua në duelin ndaj Chelseat në udhëtim. 

Dhe ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” u mbyll baras, 0:0. 

27-vjeçari Eze realizoi në minutën e 13-të. 

Megjithatë, gjyqtari kryesor Darren England e anuloi golin pas rishikimit të situatës në VAR, me arsyetimin se mbrojtësi i Palacet, Marc Guehi, ishte një metër afër murit të gjallë të Chelseat kur u ekzekutua goditja e dënimit. 

Ky rregull është vendosur në vitin 2019 dhe i kushtoi Palacet. 

Chelsea, që së fundmi e fitoi Botërorin e klubeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati disa mundësi të mira pas pushimit. 

Chelsea para 35 ditësh e festoi Botërorin e klubeve pas fitores së thellë ndaj Paris Saint-Germainit në New Jersey. 

Pati vetëm 13 ditë përgatitje për edicionin e ri.  Te Chelsea të dielën debutuan Estevao, Delap, Santos, Joao Pedro dhe Jamie Gittens.