Futboll

Kane mund të mungojë ndaj Uellsit

Harry Kane

Golashënuesi më i mirë i Anglisë dhe Bayern Munichut, Harry Kane, ka telashe me lëndim në nyjën e këmbës. 

Kane nuk ka stërvitur me Anglinë të mërkurën dhe kapiteni i “Tre Luanëve” është në dyshim për të luajtur ndaj Uellsit në miqësoren e së enjtes nga ora 20:45.  

Kane u lëndua në fitoren 3:0 në udhëtim tek Eintracht Frankfurti, nga portieri Kaua Santos. 

“Jam mirë. Ishte vetëm goditje. E kam pasur të njëjtën gjë para disa ditësh dhe mora goditje në të njëjtin vend. Gjithçka do të bëhet mirë brenda pak ditësh”, ka thënë Kane për “Sky Sport”. 

Kane është golashënuesi më i mirë i Anglisë me 74 gola në 109 paraqitje. 

Ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, Anglia do ta luajë më 14 tetor. 

Me fitore, Anglia e siguron kalimin direkt në turneun që vitin tjetër organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 

Anglia është në Grupin K dhe prin me 15 pikë në pesë ndeshje. 

Shqipëria e dyta në pesë ndeshje ka tetë pikë, kurse Serbia në katër ndeshje ka marrë shtatë pikë. 

Letonia e katërta ka katër pikë në pesë ndeshje, kurse Andorra është e fundit pa pikë.