Futboll

Kapitenia e Kosovës shkëlqen në çerekfinale të Kupës së Evropës

memeti

Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti, ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të çerekfinales së edicionit inaugurues të Kupës së Evropës. Eintracht Frankfurti të mërkurën mbrëma e mposhti në shtëpi 4:0 skuadrën Nordsjaelland. 

Memeti asistoi në golin e parë të minutës së 14-të, ndërsa shënoi tre minuta pas pushimit. U zëvendësua në minutën e 84-t. 

Kupa e Evropës për futbolliste është gara e dytë e UEFA-s për nga rëndësia, pas Ligës së Kampionëve.

Eintracht Frankfurti është katër herë fituese e Championsit. 

Ndeshja kthyese luhet pas një jave, por Eintracht Frankfurti me këtë rezultat, i është afruar gjysmëfinales.