Pajtim Kasami beson se fundi i edicionit aktual në Zvicër, do të jetë i lumtur për Winterthurin. Ai insiston se Winterthuri do të mbijetojë në Superligën e futbollit helvetik. Shpresën për mbijetesë ia ka dhënë pika e fituar kundër Luzernit të shtunën.
Winterthuri është në vendin e fundit me tre pikë nga dhjetë ndeshje të zhvilluara deri tash. Por Kasami beson se Winterthuri do të fitojë pikët e mjaftueshme për të mbijetuar. “Pikët do të vijnë. Tani vjen një javë e ngjeshur. Ne do të hyjmë për të fituar”, ka thënë Kasami për gazetën zvicerane “Blick” të hënën.
Kasami 33-vjeçar iu bashkua muajin e kaluar si lojtar i lirë Winterthurit. Ka luajtur tri ndeshje për ekipin zviceran.