Winterthuri ishte në rrugën e fitores ndaj Grasshopperit me dy golat e mesfushorit shqiptar, Pajtim Kasami. Por golat e tij nuk mjaftuan. Grasshopperi e fitoi 3:2 ndeshjen dhe siguroi plejofin për mbetje në elitën e futbollit helvetik.
Winterthuri do të paraqitet në edicionin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë të Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRënien nga elita, Kasami e përjetoi rëndë. Ai shpërtheu në lot gjatë intervistës pas ndeshjes të martën.
“Jam i trishtuar. Jam pa fjalë”, tha Kasami për “Blue Sport”.
Kasami 33-vjeçar iu bashkua Winterthurit si lojtar i lirë në shtator të vitit të kaluar.
Në 23 ndeshje në Superligë, Kasami shënoi pesë gola.