Futboll

Katër minuta pas inkuadrimit, Prenaj shënon supergol në Championsin e të rinjve

Christian Prenaj

Christian Prenaj ka shënuar supergol për grupmoshën U19 të Eintracht Frankfurtit në Championsin e të rinjve.

Prenaj dhe Eintracht Frankfurti të enjten gjatë ditës fituan 4:0 ndaj Galatasarayt U19, në ndeshjen e xhiros së parë.

Futbollisti nga Kosova u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të, ndërsa shënoi katër minuta më vonë.

Ai realizoi me gjuajtje vollej për rezultatin përfundimtar.

Prenaj 17-vjeçar ka luajtur për grupmoshat U15, U16 dhe U17 të Gjermanisë dhe vlerësohet lartë në klubin e madh gjerman.