Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës

Kf

Futbollistet e Dukagjinit e kanë fituar Kupën e Kosovës në futboll për këtë edicion. 
Dukagjini të mërkurën fitoi në ekzekutimin e penalltive ndaj KFV Prishtinës me rezultatin 5:4, në ekzekutimin e penalltive. 

Portierja e Dukagjinit, Lavdie Behramaj e priti penalltinë e Erjona Mehmetit dhe ia siguroi trofeun e Kupës skuadrës klinase. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1:1. 

Olsa Kuçi që në minutën e pestë i dha Dukagjinit epërsinë 1:0, ndërsa Rreze Gashi shënoi për prishtinaset, tre minuta pa u mbyllur ndeshja dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime. 

Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, dy skuadrat patën raste për shënim dhe qëlluan shtyllën nga një herë. Por, gola nuk u realizuan më. 

Në ekzekutimin e penalltive te Dukagjini të sakta ishin të pesë lojtaret, Xhenifer Pjetri, Ema Kadriu, Ylberina Berishaj, Arbesa Kastrati dhe Albina Hoti. Ndërkohë, te KFV Prishtina shënuan Liridona Leka, Rreze Gashi, Fatime Beha dhe Ema Hoti. Ndërkohë, dështoi Mehmeti në penalltinë e pestë dhe të fundit. 

Skuadra e Dukagjinit mund ta fitojë Kupën e Kosovës edhe te futbollistët në këtë edicion. 

Më 21 maj nga ora 20:00, Dukagjini përballet me Ferizajn.