mediumi i fuqishëm gjerman, Kicker, ka shkruar për interesimin e Barcelonës për Fisnik Asllanin, sulmuesin e Kosovës dhe Hoffenheimit.
Sipas këtij mediumi, shenjat po bëhen gjithnjë e më të dukshme për largimin e Asllanit nga Hoffenheimi që në verë. Madje edhe klubi i ëndrrave i kosovarit ka kontaktuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me golin e katërt ndërkombëtar, Asllani ka bërë tjetër prezantim. 23-vjeçari po paraqitet mirë edhe në Bundesligë, ndërsa me tetë gola është realizatori i dytë i skuadrës. Djaloshi nga Berlini, me rrënjë nga Kosova, është kthyer në njërin prej sulmuesve më interesant në Bundesligë që kur u kthye te Hoffenheimi nga huazimi tek Elversbergu. Edhe Barcelona ka shfaqur interesim, siç kanë thënë përfaqësuesit e lojtarit. Sipas Ayman Dahmani, Barça ka bërë kërkesë zyrtare për informacione lidhur me Asllanin”, ka shkruar Kicker.
Dahmani ka thënë se interesimi i Barcelonës vazhdon.
Asllani gjithnjë ka thënë se Barcelona është klubi i tij i ëndrrave. Dhe tani ëndrra mund t’i bëhet realitet.
Vetëm rreth 30 milionë euro vlerësohet se është klauzola për largimin e Asllanit nga Hoffenheimi.
Për kosovarin kanë shprehur interesim edhe skuadra të tjera të mëdha.