Klubi suedez i futbollit, AIK, ku luan Bersant Celina, ka njoftuar të hënën se njerëz me lidhje me rrjetet kriminale kanë bërë përpjekje t’i përfshijnë lojtarët e rinj të klubit në një akt kriminal.
Nga AIK-u kanë njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë dhe krerët e qytetit të Solnas për të siguruar një mjedis të sigurt rreth aktiviteteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“AIK-u u bën thirrje të gjithë kujdestarëve të flasin me fëmijët e tyre. Nëse dyshoni për diçka që ngre shqetësime, duhet të kontaktoni policinë”, shkroi klubi suedez të hënën.
Nuk është bërë e ditur se në çfarë akti kriminal ka pasur tentim për t’i përfshirë futbollistët e rinj të AIK-ut. Por nuk është hera e parë që klubi përballet me një situatë të tillë.
Në vjeshtën e vitit 2023, AIK-u kishte reaguar pasi kriminelë u panë në stadium. Një 13-vjeçar ishte pyetur më pas nëse donte të fitonte para shtesë duke lënë një pako.