Mediumi “TNS” ka mësuar të shtunën se klubi i ri i Jonathan Davidit do të mësohet brenda tre javësh.
Sulmuesi i Lillet është në prag të largimit, ndërsa për të janë të interesuara disa klube të njohura, prej tyre Milani, Arsenali, Barcelona, Chelsea, Juventusi, Interi, Liverpooli dhe Manchester Unitedi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata e Davidit me Lillen skadon në muajin qershor dhe 25-vjeçari pritet të largohet si futbollist i lirë.
Megjithatë, skuadra që dëshiron ta transferojë Davidin duhet të shpenzojë 34 milionë euro, ku përfshihen paga e lojtarit, bonuset dhe pjesa tjetër që i takon menaxherit të tij.
David ka realizuar 25 gola dhe ka kontribuuar me 12 asistime në 48 paraqitje.