Zhveshtoret e ekipeve mysafire mund të jenë vende të pakëndshme. Por klubi kinez i kategorisë së tretë të futbollit, Changchun Xidu, do të paguajë kosto shtesë për përpjekjet për të shpërqendruar kundërshtarin.
Ky klub është gjobitur për vendosjen e gjërave besëtyte në zhveshtoren e kundërshtarit. Liga kineze tha se Changchun Xidu i kishte vendosur sendet në dhomën e zhveshjes së mysafirëve para ndeshjes ndaj Shanxi Chongde më 28 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografitë në rrjetet sociale kanë treguar hajmali të verdha letre, të ngjitura në një mur. Në to kishte shkrime si: “Me dekret, Shanxi duhet të mposhtet”.
Klubi është gjobitur me mbi 4000 dollarë pas një hetimi të bërë, shkruan Reuters.