Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kolo Muani fiton tjetër rast te Franca

Kolo Muani

Randal Kolo Muani ka fituar tjetër rast te Franca dhe synon që ta shfrytëzojë atë për të bërë vend për Kupën e Botës që organizohet në këtë verë.

Përzgjedhësi Didier Deschamps e publikoi të enjten listën me 27 futbollistë për miqësoret e këtij muaji ndaj Brazilit dhe Kolumbisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak se Bradley Barcola vuan nga një lëndim në nyjën e këmbës, përzgjedhësi Deschamps vendosi në sulm për Kolo Muanin dhe Maghnes Akliouchen.

Deschamps ka thënë se listën finale me emra për Kupën e Botës, do ta publikojë më 13 maj.

Kolo Muani shënoi gol për Tottenhamin në fitoren 3:2 në fitoren ndaj Atletico Madridit, por që nuk mjaftoi për të avancuar në çerekfinale.

Tjetër emër që është përfshirë në listë është edhe portier Lucas Chevalier.

Franca do të përballet me Brazilin në Boston më 26 mars, para se të luajë ndaj Kolumbisë në Washington më 29 mars. Të dyja ndeshjet janë miqësore.