Futboll

Konfirmohet largimi i Donnarummas

dinno

Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Paris Saint-Germaini dhe lajmi tashmë është konfirmuar nga vetë portieri italian. 

Donnarumma në rrjetet sociale i ka falënderuar tifozët parisienë për përkrahjen e madhe që ka marrë në katër vjetët e kaluar me klubin që e fitoi tripletën në edicionin e kaluar. 

Arsyeja e largimit të tij nga PSG-ja ka qenë mospajtimi në negociatat e reja për rritjen e pagës. 

Ai ka qenë portier i parë i PSG-së qëkur u transferua nga Milani në vitin 2021. 

Mediumet në Angli në javët e fundit kanë shkruar se ai mund të transferohet te Manchester City.