Tashmë është e konfirmuar. Sllovenia të shtunën do të jetë pa lojtarin më të mirë në ndeshjen ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester Unitedit, Benjamin Sheshko.
Ai pësoi lëndim të gjurit të shtunën dhe nuk mund të rikuperohet me kohë. Këtë e konfirmoi të hënën mbrëma Federata e Futbollit e Sllovenisë. Federata sllovene mori dosjen mjekësore të Sheshkos.
Gjendja momentale ia pamundëson Sheshkos stërvitjet, ndërsa atij do t'i bëhen teste të tjera ndërkohë.