Meriton Korenica ka humbur penallti në fitoren e së hënës mbrëma të skuadrës së Clujit.
Cluji e mposhti Hermannstadtin në udhëtim me rezultatin 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të të elitës së futbollit rumun.
Sulmuesi Korenica kishte mundësinë që ta shënonte golin e dytë për Clujin në minutën e 85-të, por goditjen e tij e ndali portieri i Hermannstadtit.
Golin e fitores për Clujin e realizoi Lorenzo Biliboc në minutën e 53-të.
29-vjeçari Korenica e kompletoi ndeshjen.
Futbollisti kosovar këtë edicion në 36 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë shtatë asistime.