Futboll

Kosova e fiton miqësoren e parë ndaj Estonisë

Kosova

Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës kanë triumfuar në miqësoren e parë të zhvilluar ndaj Estonisë.

Kosova të shtunën pasdite në stadiumin “Kadrioru” në Talin e mposhti Estoninë me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për Kosovën e realizoi Aurela Imeraj në minutën e 72-të.

Kosova do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore me Estoninë më 1 korrik.

Këto miqësore, Kosovës i shërbejnë si fazë testuese para përballjeve me Turqinë në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve.

Paraqitjen në plejofin për kthim në Ligën B, Kosova e siguroi si e dyta në ranglistën e përgjithshme. Kosova e përfundoi Grupin 6 të Ligës C në vendin e dytë me shtatë pikë.