Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi u lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit.
Vetura në të cilën ndodhej Karaj me shokun e tij, u aksidentua dhe përfundoi në përroin e fshatit Darsë të Klosit. Dyshohet se ai ishte rrëmbyer nga rrjedha e ujit më 10 janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVIDEO:
Që nga dita e aksidentit, kërkimet në lumë janë zhvilluar pa ndërprerje. Në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë dhe struktura të tjera. Në operacion kanë marrë pjesë edhe ekipe nga Forca e Sigurisë së Kosovës me mjete dhe pajisje speciale.
E gjithë vija lumore e lumit Mat është kontrolluar disa herë, por trupi i 30-vjeçarit nuk ishte gjetur deri tani.
Për gjetjen e trupit ka shkruar edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e FSK-ja.