Kosova e luan sonte ndeshjen më të rëndësishme deri më tani.
Në Stadiumin Nacional në Bratislavë, Kosova luan me Sllovakinë nga ora 20:45, në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosovës i mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe lideri i mesfushës, Leon Avdullahu.
Por sistemi i lojës nuk pritet të ndryshojë. Me sistemin 5-3-2, që në sulm shndërrohet në 3-5-2, Kosova ka pasur kampanjë impresive në kualifikimet e rregullta. Me këtë sistem i shënoi tri fitore dhe i arriti dy barazime. Dhe përzgjedhësi Franco Foda nuk pritet të heq dorë prej tij.
Me shumë mundësi përkrah Vedat Muriqit në sulm do të jetë Fisnik Asllani. Pas tyre Florent Muslija.
Në mesfushë do të jetë Elvis Rexhbeçaj, e pos tij pritet Veldin Hoxha apo Valon Berisha.
Mërgim Vojvoda pritet në krahun e djathtë, Dion Gallapeni në të majtin, ndërsa në qendër Albian Hajdari, Lumbardh Dellova dhe Kreshnik Hajrizi apo Fidan Aliti.
Në portë do të jetë Aro Muriq.
Mbështetja e tifozëve për Kosovën pritet të jetë e madhe.
Ka pasur shenja të atmosferës në Bratislavë që të mërkurën mbrëma. Mijëra shqiptarë janë në Bratislavë tashmë, ndërsa grumbullimi zyrtar i tifozëve fillon në ora 14:00.
Në rast të fitores, Kosova të martën e pret Turqinë apo Rumaninë në “Fadil Vokrri”.