Futbollistet e Kosovës U17 e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë kualifikues për Euro 2026.
Të mërkurën Kosova U17 pësoi 3:0 nga nikoqirja Portugalia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugezet i shënuan dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren 3:0.
Jonida Godeni ia mundësoi Portugalisë epërsinë e parë. Ajo shënoi autogol në minutën e 12-të.
Fabiana Branco në minutën e 25-të shënoi për 2:0, kurse golin e tretë e realizoi Leonor Rodrigues në minutën e 89-të.
Kosova është në Grupin A6. Më 7 mars e luan ndeshjen e fundit ndaj Hungarisë. Vetëm fituesja e grupit kualifikohet në Evropian.
Përfaqësuesja e fundit në grup zhvendoset në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Në raundin e parë Kosova ishte në Ligën B. Përfundoi e dyta në grup, pas Uellsit, dhe u promovua në Ligën A për raundin e dytë. Vetëm prej Ligës A është i mundshëm kualifikimi në Evropian.