Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka shënuar fitore të thellë të premten mbrëma ndaj Qipros U21.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ethnikos Achnas” përfundoi me rezultatin, 4:0, në të mirë të “Dardanëve” të rinj.
Kjo ndeshje i takoi kualifikimeve për Evropianin e vitit 2027, që organizohet në Shqipëri dhe Serbi.
Eliot Bujupi e hapi serinë e golave në minutën e 16-të.
Për 2:0 shënoi Leon Frokaj nga penalltia në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Bujupi e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 61-të.
Golin e katërt e shënoi Lendrit Shala në minutën e 91-të.
Kjo ishte fitorja e dytë rresht e Kosovës U21 në kualifikimet për Evropianin e vitit 2027.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Kosova U21, renditet në pozitën e tretë me shtatë pikë. Shtatë pikë i ka edhe Rumania një pozitë më poshtë.
Qiproja dhe San Marino në dy pozitat e fundit janë pa pikë. Spanja i prin grupit.
Ndërkohë Finlanda e zë vendin e dytë me nëntë pikë.
Kosova U21 ndeshjen e ardhshme kualifikuese e luan të martën e ardhshme në udhëtim te Finlanda.
Kosova U21 në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë
Përfaqësuesja U21 e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej dy golave ndaj Qipros U21.
Eliot Bujupi e shënoi golin e epërsisë për “Dardanët” e rinj në minutën e 16-të.
Për 2:0 shënoi Leon Frokaj nga penalltia në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Evropianin e vitit 2027 që organizohet në Shqipëri dhe Serbi.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Ethnikos Achnas”.