Futboll

Krasniqi e Hajrizi pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Krasniqi e Hajrizi

Bledian Krasniqi i Zurichut dhe Kreshnik Hajrizi i Sionit kanë zënë vend në formacionin e javës së tretë të Superligës së Zvicrës në futboll. 

Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të hënën nga faqja “sport.ch”.

Krasniqi dha kontribut të madh të dielën për Zurichun. 

Ai realizoi një gol në fitoren 2:1 të Zurichut ndaj Lausannes. 24-vjeçari Krasniqi edhe në xhiron e kaluar bëri një asistim në barazimin 1:1 të Zurichut ndaj Luzernit.

Ndërkohë Hajrizi ishte më i dalluari në ndeshjen që u zhvillua po ashtu të dielën ndërmjet Young Boysit dhe Sionit. Hajrizi u veçua për paraqitjen e tij. Young Boysi dhe Sioni barazuan pa gola. 

Krasniqi e ka një ndeshje të zhvilluar me Kosovën kurse Hajrizi ka katër paraqitje.