Futboll

Krasniqi shënon gol në fitoren e Zurichut

Bledian Krasniqi

 Bledian Krasniqi e ka realizuar golin e parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës në futboll. 
Krasniqi kontribuoi me një gol të dielën në fitoren e skuadrës së Zurichut. 

Zurichu në kuadër të xhiros së tretë e mposhti në udhëtim Lausannen me rezultatin 2:1. 

Reprezentuesi i Kosovës, Krasniqi, e realizoi golin e epërsisë në minutën e 24-t. 

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Ndeshjen te Zurichu e kompletoi edhe Lindrit Kamberi. 

Te Lausanne, Alban Ajdini, u paraqit nga minuta e 81-të.  24-vjeçari Krasniqi xhiron e kaluar asistoi në barazimin 1:1 të Zurichut ndaj Luzernit.