Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër

Kosova

Futbollistet e Kosovës janë mposhtur nga Kroacia me rezultatin 1:0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të premten i takoi Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithë humbjen, Kosova ka gjasa të mëdha për ta siguruar plejofin të martën e ardhshme kur luan në udhëtim te Gjibraltari.

Golin e fitores për Kroacinë e shënoi sulmuesja Karla Kurkutoviq nga goditja e këndit, në minutën e 15-të.

Ajo gjuajti direkt dhe e mposhti portieren e Kosovës, Djellza Mehmeti.


Kroacia në epërsi pas pjesës së parë

Kosova është duke u mposhtur 1:0 pas pjesës së parë nga Kroacia.

Sulmuesja Janja Çanjevac realizoi gol nga goditja e këndit, në minutën e 15-të për epërsinë e Kroacisë. Ajo gjuajti direkt dhe e mposhti portieren e Kosovës, Djellza Mehmeti.

Ndeshja i takon Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste.


Kroacia shënon ndaj Kosovës

Kroacia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sulmuesja Janja Çanjevac realizoi gol për 1:0 nga goditja e këndit, në minutën e 15-të.  Ajo gjuajti direkt dhe e mposhti portieren e Kosovës, Djellza Mehmeti.

Për “Dardanet” është ndeshje e rëndësishme për ta siguruar plejofin e Kampionatit Botëror. Me barazim do t’i afrohej shumë, ndërsa fitorja do t’ia siguronte një gjë të tillë.