Ish-kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, i është bashkuar skuadrës elitare të Azerbajxhanit, Neftçi. Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga klubi i tij i ri në rrjetet sociale.
Kuç ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo30-vjeçari ishte pjesë e Ballkanit për katër vjet. Ai ishte transferuar te suharekasit nga Gjilani në vitin 2020. Me Ballkanin i fitoi gjitha trofetë në Kosovë, ndërsa ishte pjesë e suksesit historik të Ballkanit, që luajti dy herë rresht në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Kuç luan për përfaqësuesen e Malit të Zi.
Ai ka zhvilluar shtatë ndeshje me malaziasit dhe ka realizuar tri gola.