Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, mund të përballet me një pushim tjetër shkaku lëndimit.
“Ultima Hora”, mediumi i afërt me klubin e Mallorcas, ka raportuar se Kumbulla dyshohet se ka pësuar lëndim muskulor pas ndeshjes kundër Valencias.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMallorca është në pritje të raportit të fundit mjekësor për Kumbullën, i cili nuk ka stërvitur të mërkurën dhe të enjten.
“Qendërmbrojtësi ndjeu shqetësim në muskul gjatë seancës stërvitore të mbajtur nga lojtarët që nuk u paraqitën ose luajtën pak në ndeshjen kundër Valencias dhe nuk ishte në gjendje të përfundonte seancën e planifikuar”, shkruan “Ultima Hora”.
Për Kumbullën mund të jetë lëndimi i pestë i këtij edicioni. Dy prej tyre e kanë lënë Kumbullën të mbetet gjatë jashtë fushave. Të dy lëndimet ishin muskulore. Njëri, nga shtatori deri në nëntor të vitit të kaluar, ishte për shkak të problemeve me muskujt e kofshës, kurse i fundit, zgjati rreth dy muaj.
Kumbulla mbërriti si përforcim për të rritur konkurrencën në qendër të mbrojtjes. Por lëndimet e shpeshta kanë minimizuar rolin e tij në skuadër.
Kumbulla është huazuar te Mallorca nga Roma.