Futboll

Kundërshtari i Dritës fiton me gol të minutës së 91-të

Rayo Vallecano

Kundërshtari i Dritës në Ligën e Konferencës, Rayo Vallecano, ka shënuar fitore me gol të minutës së 91-të kundër Alavesit të dielën mbrëma. 

Golin e fitores për Vallecanon e shënoi braziliani, Alemao në minutën e 91-të të ndeshjes që i takoi javës së dhjetë në La Liga.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, u inkuadrua te Vallecano në minutën e 83-të.

Balliu me Vallecanon do ta presin Dritën më 18 dhjetor, në ndeshjen e fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Vallecano në La Liga zë vendin e shtatë me 14 pikë. Alavesi është i 12-ti me 12 pikë.