Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kur një golashënues i mirë nuk mjafton – ‘rastet e tjera Muriqi’

Vedat Muriqi

(Marca) – Mallorca e luan ndeshjen e fundit, kurse duhet të fitojë dhe të shpresojë për një mrekulli për të shmangur rënien nga elita spanjolle.

Për të qëndruar në La Liga, Mallorcas pos fitores i duhet që Elche dhe Osasuna të humbin dhe të shpresojë që Levante të marrë një pikë. Përndryshe, mbijetesa është praktikisht e pamundur, pavarësisht se Vedat Muriqi është në garë për çmimin e golashënuesit më të mirë.
Futbollisti me rrënjë nga Kosova ka shënuar 22 gola këtë sezon në La Liga, duke mbetur vetëm dy gola pas Kylian Mbappes në garën për t’u shpallur golashënuesi më i mirë. Megjithatë, kontributi i tij pritet të jetë i pamjaftuehsëm për të arritur synimin e Mallorcas, pasi ajo praktikisht e ka gati të pamundur mbetjen në elitë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti i të pasurit një sulmues më më shumë se 20 gola gjatë një edicioni dhe sërish të biesh nga elita, nuk është i vetmi në histori.

Ekzistojnë tre klube: Sporting Gijon, Rayo Vallecano dhe Atletico Madrid, siç raportohet nga gazetari Pedro Martin, që kanë pasur raste të tilla.

Mallorca pritet të bëhet skuadra e katërt në histori të La Ligas që bie nga kategoria me një lojtar që shënon më shumë se 20 gola gjatë një edicioni.

Sulmuesi ka 22 gola ose 50 % të totalit të ekipit. Këto shifra nxjerrin në pah ndikimin e tij, por gjithashtu zbulojnë mungesën e golave dhe ndikimit nga bashkëlojtarët e tij para portës.
Edicioni 1975/76 ishte një nga më të vështirët në historinë e Sporting Gijonit.
Enrique Castro “Quini” kishte shënuar 21 gola, por skuadra ra nga elita me 24 pikë.

Afati kalimtar i verës së vitit 1979 ishte i mirë për Rayo Vallecanon, që transferoi Fernando Morenan. Uruguaiani pati një vit të shkëlqyer. Ai realizoi 21 gola. Megjithatë bilanci i tij mbresëlënës i golave nuk ishte i mjaftueshëm për të mbetur në elitë.

Përvoja e Jimmy Floyd Hasselbaink është histori tek Atletico Madridi. Sulmuesi i Holandës mbërriti në Madrid dhe u përshtat në mënyrë të përkryer. Nga 22 gushti 1999, në 34 paraqitjet e tij në ligë sulmuesi shënoi 24 gola. Mbeti i dyti pas Salvador Ballesta i Racing Santander me 27 gola në listën e golashënuesve më të mirë.

Pavarësisht performancës së mirë të Haseelbaink, Atletico Madrid ra në Kategorinë e Dytë. Problemet ligjore të klubit dhe ndryshimet e shpeshta të trajnerëve në fund e dënuan ekipin. 

Tani, Mallorca dhe Muriqi mund t’i bashkohen kësaj liste të shtunën e ardhshme, me rënien nga elita që po afrohet.