Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Khvicha Kvaratskhelia, është paraqitur të hënën në konferencë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit.
Ndeshja luhet të martën nga ora 21:00 në Paris.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKvaratskhelia ka theksuar se Parisi synon fitore ndaj Bayernit.
“Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe arsyeja pse ndihem kështu është falë ekipit. Kemi bërë gjëra fantastike së bashku dhe unë jam pjesë e atij ekipi”, ka thënë Kvaratskhelia në konferencë.
Ai ka kujtuar edhe përballjen e PSG-së me Bayernin në fazën e ligës të këtij edicioni.
“Më kujtohet ajo ndeshje, nuk ishim aq të mirë sa ata, kishte edhe lëndime. Në pjesën e dytë, treguam se ishim të aftë për çdo gjë dhe për t’i mposhtur, por nuk arritëm të shënonim mjaftueshëm”, ka thënë Kvaratskhelia.