Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” ia ka kushtuar ballinën Ardon Jasharit, përkatësisht shkrimit se ai është një hap larg transferimit te Milani.
Siç raporton gazeta e madhe italiane, Jashari kishte kërkuar nga klubi belg Club Brugge, të mos e përfshijë në skuadër për ndeshjen miqësore ndaj Rangersit në Skoci.
Po ashtu mësohet se Jashari nuk do t’i bashkohet Brugges as në Londër, ku skuadra do t’i zhvillojë pesë ditë stërvitje.
Milani ka rritur së fundi ofertën për Jasharin në 35 milionë euro.