Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

La Liga shkruan sërish për të arriturat e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi

Faqja zyrtare e La Ligas, elitës së futbollit të Spanjës ka bërë një tjetër shkrim që i është kushtuar sulmuesit shtatlartë të Kosovës në futboll, Vedat Muriqit.

Muriqi është duke kaluar formë të shkëlqyer në këtë edicion dhe aktualisht i ka 16 gola të realizuar. Ai e ka edhe një asistim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por e veçanta e Muriqit këtë sezon është se ka shënuar shumë gola me kokë, gjashtë gjithsej. La Liga i ka paraqitur të gjitha dhe ka shkruar se Muriqi është goalshënuesi më i mirë me kokë në top-pesë ligat evropiane të futbollit në këtë sezon.

“Golashënuesi më i mirë me kokë në pesë ligat kryesorë evropiane të futbollit në këtë sezon. Lojtari i parë i Mallorcas që i shënon gjashtë gola me kokë në një kampanjë të vetme, që prej Pierre Webos në edicionin 2010/11”, ka shkruar La Liga.

Gjashtw golat me kokw, Muriqi i realizoi ndaj Real Betisit, Rayo Vallecanos, Elches, Atletico Madridit, Espanyolit dhe Real Madridit. 

Mallorca të dielën nga ora 18:30 do të luajë ndeshje në udhëtim te Celta Vigo, në xhiron e 25-të.

Muriqi ka luajtur gjashtë herë ndaj Celta Vigos ndërsa e ka shënuar vetëm një gol ndaj kësaj skuadre.